KATEGORIA E PARË/ Java e 21-të hapet në Korçë, Skënderbeu kryesues pret Apoloninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2023 | 9:05

KATEGORIA E PARË/ Java e 21-të hapet në Korçë, Skënderbeu kryesues pret Apoloninë

Pas pauzës së kombëtareve në fushë rikthehen sërish kampionatet, me Kategorinë e Parë që nis sot javën e 21-të me një duel interesant.

topi-kategoria-e-pare

Në orën 15:00, Skënderbeu pret në Korçë Apoloninë, në një sfidë ku duhen vetëm tre pikët.

Korçarët kërkojnë të ruajnë kreun e renditjes në mënyrë që të jenë akoma dhe më pranë rikthimit në Superiore.

Nga ana tjetër, fierakët duket se e kanë lënë pas luftën për mbijetesë dhe një 3-pikësh i mundshëm do t’i ngjiste ata momentalisht në zonën “playoff”.

SKËNDERBEU – APOLONIA 15:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"