KATEGORIA E PARË/ Gjashtë skuadra në fushë për “play off”-in dhe “play out”-in, mësoni ndeshjet e ditës së sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2023 | 9:00

KATEGORIA E PARË/ Gjashtë skuadra në fushë për “play off”-in dhe “play out”-in, mësoni ndeshjet e ditës së sotme

Kategoria e Parë ka hyrë në fazën e ndeshjeve “play off” dhe “play out”, me gjashtë skuadra që zbresin në fushë në orën 16:00 për të luajtur për objektivat e tyre.

kategoria-e-pare-1

Në “play off”-in për t’u ngjitur në Superiore, Flamurtari do të presë në Vlorë Apoloninë, ndërsa në Berat, Tomori do të ndeshet me Korabin.

Në rast barazimi të 90 minutave, skuadra e renditur më mirë në klasifikim do të kualifikohet në ndeshjen finale, e cila do të zhvillohet më 28 maj në një stadium që do të përcaktohet nga FSHF-ja.

Skuadra që do të arrijë të fitojë finalen do të ndeshet me skuadrën që do të renditet në vendin e tetë në Superiore, në stadiumin e kësaj të fundit.

Sa i përket ndeshjeve “play out”, Lushnja do të ndeshet me Valbonën në “Elbasan Arena”, ndërsa Burreli pret në Rrogozhinë Pogradecin ditën e premte.

Në rast barazimi do të zhvillohet koha shtesë 2 herë nga 15 minuta. Nëse edhe pas kohës shtesë kemi sërish barazim, do të goditen nga 5 penallti. Skuadra që fiton do të jetë pjesë e Kategorisë së Parë edhe në sezonin 2023-2024, ndërsa ajo që humbet, do të luajë në Kategorinë e Dytë edicionin e ardhshëm.

NDESHJET “PLAY OFF” PËR NGJITJEN NË SUPERIORE

FLAMURTARI-APOLONIA (në Vlorë) 16:00

TOMORI-KORABI (në Berat) 16:00

NDESHJET “PLAY OUT” PËR KATEGORINË E PARË

LUSHNJA-VALBONA (në “Elbasan Arena”) 16:00

26 MAJ (TË PREMTEN)

BURRELI-POGRADECI (në Rrogozhinë) 16:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"