KATEGORIA E PARË/ Dinamo rikthehet te fitorja, blutë mposhtin Turbinën dhe ngjiten në krye (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2022 | 0:01

KATEGORIA E PARË/ Dinamo rikthehet te fitorja, blutë mposhtin Turbinën dhe ngjiten në krye (VIDEO)

Dinamo është rikthyer te fitorja teksa ka mposhtur 2-0 Turbinën në stadiumin “Selman Stërmasi”, e vlefshme për javën e 9-të në Kategorinë e Parë.

bandicam 2022-11-06 12-55-16-190

Një sfidë ku pati raste për penallti për të dyja anët, por arbitri kryesor, Xhulian Bacaj ka vijuar lojën në të dyja rastet.

Goli i parë për ekipin e drejtuar nga Nevil Dede u shënua nga një 19-vjeçar, Alisio Preloshi, i cili me një eurogol me roveshatë.

Goli i dytë erdhi në minutat shtesë sërish nga një supergol, me anë të Prodanit.

Me këtë triumf, blutë ngjiten përkohësisht në vendin e parë në kuotën e 18 pikëve, ndërsa cërrikasit me këtë humbje mbajnë sërish vendin e fundit në tabelën e renditjes me 5 pikë të grumbulluara.

FT | DINAMO 2-0 TURBINA

Preloshi 81′, Prodani 90+3′

-RENDITJA

rew

-GOLI I PRODANIT

-GOLI I PRELOSHIT

-RASTI I PRELOSHIT

-RASTI I HUMBUR NGA DENISON

-DINAMO PRETENDON PËR PENALLTI

-RASTI I DYTË PËR GOL

-RASTI PËR GOL I TURBINËS

-PRETENDIMI I TURBINËS PËR PENALLTI

FORMACIONET ZYRTARE –

DINAMO – (4-3-3): Bakaj; Fetaj, Dikson, Imami, Allmuça; Daja, Diogo Da Silva, Preloshi; Danaj, T. Marku, Denison. Trajner: Nevil Dede.

TURBINA – (4-3-3): Laroshi; Buxhelaj, Zaimi, Ngjela, Isha; Jusuf, Hyska, Zani; Dëzhgiu, Ahanonu, Gonzalez. Trajner: Bledar Devolli.

ARBITRAT E NDESHJES –

Arbitër kryesor – Xhulian Bacaj (Laç)

Asistent i parë – Delin Kasa (Kavajë)

Asistent i dytë – Orgest Loçi (Fushë-Krujë)

Arbitër i katërt – Blerim Ziri (Fushë-Krujë)

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"