KATEGORIA E PARË/ Bylisi nuk njeh rivalë, “shtyp” Flamurtarin dhe marshon drejt Superiores. Ja të gjitha rezultatet (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2023 | 0:00

KATEGORIA E PARË/ Bylisi nuk njeh rivalë, “shtyp” Flamurtarin dhe marshon drejt Superiores. Ja të gjitha rezultatet (VIDEO)

Kategoria e Parë ka luajtur katër ndeshjet e para të javës së 13-të, me tre skuadra që arritën të merrnin tri pikët.

kategoria-e-pare-1

Në supersfidën e kësaj jave, Bylisi mundi në shtëpi me rezultatin 2-0 Flamurtarin. Lajthia në pjesën e parë dhe Krasniqi në të dytën i dhanë tri pikët e radhës ballshiotëve, të cilët vazhdojnë marshimin drejt Superiores.

Një tjetër sfidë interesante ishte ajo mes Apolonisë dhe Korabit në “Loni Papuçiu”, e cila u mbyll në një barazim dframatik 2-2.

Tri pikë shprese i mori Luzi, i cili mundi në shtëpi Tomorin me rezultatin 2-0, teksa dueli mes Kastriotit dhe Burrelit u mbyll pa gola.

REZULTATET

LUZI 2008 2-0 TOMORI

73′ Itodo, 89′ Goga

KASTRIOTI 0-0 BURRELI

BYLIS 2-0 FLAMURTARI 

43′ Lajthia, 74′ (P) Krasniqi

GOLI I KRASNIQIT (VIDEO)

GOLI I LAJTHIAJT (VIDEO)

APOLONIA 2-2 KORABI 

53′, 89′ Umejiego / 73′ T. Marku, 90+20′ Cema

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"