KATEGORIA E PARË/ 18 gola të shënuar në 5 sfida të zjarrta, mësoni rezultatet e javës së 30-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2024 | 23:58

KATEGORIA E PARË/ 18 gola të shënuar në 5 sfida të zjarrta, mësoni rezultatet e javës së 30-të

Janë mbyllur 5 ndeshjet e javës së 30-të të Kategorisë së parë, ku pamë Flamurtarin dhe Elbasanin të barazonin 2-2 dhe Apoloninë që fiton bindshëm me Bylisin me shifrat përfundimtare 4-1.

kategoria-e-pare-1

 

Një fitore shumë me vlera për fierakët që vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e pestë, në zonën “play-off” me 46 pikë të grumbulluara. Për sa i përket Flamurtarit, edhe pse nuk kishte më mundësi të kalonte në vend të dytë (vend që të çon atomatikisht në Kategorinë Superiore) përsëri zhvilloi një ndeshje shumë të mirë përballë vendit të parë, Elbasanit të Nevil Dedes.

Për sa i përket takimit të Korabit me Luzin, takimi u ndërpre dhe do të luhet ditën e mërkurë me 24 prill.

REZULTATET 

FLAMURTARI-ELBASANI 2-2

38′ Shkurtaj, 75′ Frashëri/ 27′ Lila, 78′ Kasa

APOLONIA-BYLIS 4-1

45′ Umejiego, 64′ Trifoni, 71′ Maksuti, 87′ Omeri / 90′ Kibe

VORA-TOMORI 3-0

62′ Tabaku, 72′ Raboshta, 90′ Prengaj

LUSHNJA-BESA 2-0

64′ Murati, 90′ Tabaku

KASTRIOTI-BURRELI 3-1

72′, 90′ Kapllani, 84′ Mehmeti / 85′ Pedro

bandicam 2024-04-21 17-24-09-088

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"