KATEGORIA E DYTË/ Shkulaku i jep kreun Pogradecit, shënohen 23 gola në 6 ndeshje. Mësoni rezultatet e ditës së sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2024 | 23:50

KATEGORIA E DYTË/ Shkulaku i jep kreun Pogradecit, shënohen 23 gola në 6 ndeshje. Mësoni rezultatet e ditës së sotme

Një gol i Hermes Shkulakut në pjesën e dytë të ndeshjes, i dha Pogradecit një fitore shumë të rëndësishme ndaj Orikut, që kthen “liqenorët” në vendin e parë në klasifikimin e Grupit B të Kategorisë së Dytë,.

kategoria-e-dyte

Skuadra e drejtuar nga Samuel Nikaj nuk e kishte të thjeshtë përballë një ekipi që la pak hapësira në prapavijë. Por Shkulaku i aktivizuar  në pjesën e dytë të takimit, tundi rrjetën në minutën e 74-t të sfidës duke i dhënë avantazhin ekipit. Ai mund të kishte theluar shifrat në fundin e ndeshjes, por humbi një penallti në shtesë.

Edhe Shkumbini ndërkohë ka vazhduar me fitoret, duke mundur 4-1 Labërinë në transfertë, teksa mbetet pranë dyshes së kreut dhe një rival i gatshëm për të përfituar nga gabimet e tyre në javët në vijim.

REZULTATET 

GRUPI A

ALBANËT 0-4 TËRBUNI

31′ Vecaj, 81′ Tabaku, 87′ (p) Kaçubela, 88′ Troshani

GRUPI B

POGRADECI 1-0 ORIKU
74′ Shkulaku

BUTRINTI 4-1 MALIQI 

10′, 62′ Onuh, 50′, 90’+1′ Kolonja/ 44′ Agu

DEVOLLI 2-3 TURBINA 

50′ Kame, 63′ Godai/ 22′, 44′ Alillari, 81′ Gjoka

DELVINA 4-1 KËLCYRA 

28′, 52′ Musta, 90’+3′, 90’+7′ Rakipi / 33′ Hadaj

LABËRIA 1-4 SHKUMBINI 

18′ Kaçanolli/ 25′, 66′ Najara, 43′ Leao, 56′ Mici

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"