KATEGORIA E DYTË/ Pogradeci pret Delvinën, rikthehet lideri i liqenorëve (RENDITJA)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2022 | 16:55

KATEGORIA E DYTË/ Pogradeci pret Delvinën, rikthehet lideri i liqenorëve (RENDITJA)

Në kampin liqenor duket qartazi që mbizotëron një atmosferë e mirë. Kjo pas fitores kundër Maliqit në transfertë, por edhe si shkak i barazimit të dy rivalëve direktë si Devolli dhe Elbasani.

POGRADECI

Vendi i parë në kampionat dhe diferenca me 2 pikë para Elbasanit dhe 3 para Devollit, bën që lojtarët të ndihen më komodë në renditje. Asgjë nuk ka mbaruar pasi kampionati është i gjatë, por edhe pasi në skenë është edhe Labëria, skuadër e cila ndodhet në vendin e dytë dhe me pikë të barabarta me liqenorët.

Në sfidën me Maliqin, Shkullaku, lojtari lider i skuadrës, doli nga fusha me karton të kuq dhe do të mungojë këtë javë kundër Delvinës. Por i rëndësishëm është rikthimi i Topllarit. Sulmuesi 30-vjeçar arriti të aktivizohet dhe luajti për disa minuta kundër Maliqit.

Kështu që, nëse Topllari do të jetë në 100% të formës së tij dhe të ketë kaluar plotësisht dëmtimin, mungesa e Shkullakut mbase nuk do të ndihet. Një faktor më shumë për marrjen e këtyre pikëve është edhe fusha, pasi pogradecarët presin delvinjotët në fushën e tyre.

ELB (1)

REDI DANDALLAKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"