KATEGORIA E DYTË/ Murlani ndal pretendentët në Grupin A, katër skuadra me pikë të plota në Grupin B. Mësoni rezultatet dhe renditjet pas ndeshjeve të sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2023 | 23:38

KATEGORIA E DYTË/ Murlani ndal pretendentët në Grupin A, katër skuadra me pikë të plota në Grupin B. Mësoni rezultatet dhe renditjet pas ndeshjeve të sotme

Ndeshjet e sotme në Kategorisë se Dytë kanë parë në fushë skuadra të të dy grupeve të këtij kompeticioni.

kategoria-e-dyte

 

Në Grupin A bie në sy barazimi 1-1 i Murlanit ndaj Ilirisë që ka pretendime për ngjitjen më lart. Goli i Hasajt në minutën e 90 u siguroi një pikë vendasve pasi miqtë e kishin mbyllur në avantazh pjesën e parë.

Ndërkaq, në Grupin B kanë siguruar fitore skuadrat pretendente pasi Luftëtari, Oriku, Pogradeci e Butrinti kanë  marrë tre pikët sot dhe vazhdojnë me pikë të plota pas dy ndeshjeve të luajtura.

REZULTATET 

GRUPI A

ADRIATIKU 2-3 GRAMSHI

MURLANI 1-1 ILIRIA

RENDITJA: Sopoti 6 pikë, Valbona 6, Iliria 4, Tërbuni 4, Murlani 4, Gramshi 4, Besëlidhja 3, Veleçiku 1, Shenkolli 1, Adriatiku 0, Albanët 0, Naftëtari 0

GRUPI B

MALIQI 1-2 ORIKU

LUFTËTARI 3-1 DELVINA

TURBINA 2-3 LABËRIA

KËLCYRA 1-2 BUTRINTI

SHKUMBINI 0-1 POGRADECI

RENDITJA: Luftëtari 6, Butrinti 6, Pogradeci 6, Oriku 6, Devolli 3, Labëria 3, Maliqi 0, Shkumbini 0, Delvina 0, Këlcyra 0, Turbina 0.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"