KATEGORIA E DYTË/ Java e fundit, sot Elbasani merr Kupën e grupit. Ja çfarë duhet të dini për verdiktet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2023 | 12:46

KATEGORIA E DYTË/ Java e fundit, sot Elbasani merr Kupën e grupit. Ja çfarë duhet të dini për verdiktet

Vora dhe Elbasani janë ngjitur zyrtarisht në Kategorinë e Parë si kampionë të Grupeve A dhe B. Më 11 maj, ora 18:00, në stadiumin “Air Albania”, dy skuadrat do të luajnë mes tyre finalen e Kategorisë së Dytë për të përcaktuar ekipin që fiton titullin e sezonit 2022-2023.

kategoria-e-dyte

* Bulqiza, Ada, Memaliaj dhe Albpetroli janë skuadrat që kanë zbritur në Kategorinë e Tretë, ndërsa Gramshi do të luajë një ndeshje “play out” me ekipin që e mbyll kampionatin në vendin e 10-të të Grupit B.

* FAZA “PLAY OFF” – Veleçiku do të luajë ndaj Naftëtarit, ndërsa Valbona kundër Sopotit. Ndeshjet do të zhvillohen me një takim në fushën e skuadrës së renditur më mirë në klasifikim.

Në rast barazimi pas 90 minutave, skuadra e renditur më mirë kualifikohet për në ndeshjen finale. Ndeshja finale do të zhvillohet në një stadium të përcaktuar nga FSHF-ja.

Në rast barazimi të ndeshjes finale pas 90 minutave, do të zhvillohet kohë shtesë 2 x 15 minuta. Fituesja e “play off”-it e Grupit A dhe B do të zhvillojë ndeshje finale me vendin e 9-të dhe të 10-të të Kategorisë së Parë.

Ndërkohë Grupi B luan ditën e sotme ndeshjet e saj të fundit, ku spikatin AF Elbasani-Tepelena dhe Pogradeci-AF Luftëtari

NDESHJET:

AF ELBASANI-TEPELENA 15:00

POGRADECI-AF LUFTËTARI 15:00

DEVOLLI-MEMALIAJ 15:00

BUTRINTI-ALBPETROLI 15:00

MALIQI-LABËRIA 15:00

DELVINA-SHKUMBINI 15:00

1321321321 (1)

3232 (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"