KATEGORIA E DYTË/ Iliria luan tenis në Shënkoll. Tërbuni-Besëlidhja luhet vetëm një pjesë, ndeshja ndërpritet nga bora dhe temperaturat e ulëta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2023 | 22:22

KATEGORIA E DYTË/ Iliria luan tenis në Shënkoll. Tërbuni-Besëlidhja luhet vetëm një pjesë, ndeshja ndërpritet nga bora dhe temperaturat e ulëta

Gjatë ditës së sotme janë luajtur katër ndeshje të javës së 8-të e Grupit A në Kategorinë e Dytë. Në përfundim të këtyre ndeshjeve bie në sy fitorja tenistike e Ilirisë në Shënkollë, ku fushë-krujasit triumfuan në shifrat 6-0. Adriatiku bëri detyrën ën shtëpi duke fituar me rezultation 2-1 ndaj Murlanit.

terbuni

Takimi Tërbuni-Besëlidhja u luajt vetëm në 45 minuta e para, pasi për shkak të reshjeve të dëborës dhe temperaturave të ulëta ka qenë e pamundur që të ndeshja të vijonte në pjesën e dytë.  Klubi pukjan ka bërë këtë njoftim për tifozët për ndërprerjen e ndeshjes:

“Për shkak të reshjeve të dëborës dhe temperaturave të ulëta, pjesa e dytë e ndeshjes derbi mes K.F. TËRBUNI PUKË – K.S. Besëlidhja Lezhë nuk do të luhet. 45’ minutëshi i mbetur i këtij takimi do të zhvillohet në një datë tjetër që do të caktohet nga Federata Shqiptare e Futbollit.  Kujtojmë që pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 1-1”. Veleçiku ka fituar 2-1 në transfertë ndaj Sopotit.

REZULTATET LIVE

ADRIATIKU 2-1 MURLANI

SHËNKOLLI 0-6 ILIRIA

TËRBUNI 1-1 BESËLIDHJA

SOPOTI 1-2VELEÇIKU 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"