KATEGORIA E DYTË/ Iliria frenon vrullin e Valbonës, Luftëtari vijon marshimin në Grupin B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2023 | 15:30

KATEGORIA E DYTË/ Iliria frenon vrullin e Valbonës, Luftëtari vijon marshimin në Grupin B

Java e nëntë e Kategorisë së Dytë në Grupin A ka dhuruar rezultatet interesante, ku më në fund është ndalur edhe vrulli i Valbonës. Skuadra tropojane ka shijuar barazimin e parë,1-1, në Fushë Krujë ndaj Ilirisë. Valbona nga minuta e 42-të ka mbetur me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Lushakut.

kategoria-e-dyte

Sopoti ka marrë një fitore tenistike në transfertë ndaj Albanëve. Naftëtari e ka pasur si formalitet ndaj Shënkollit, ndërsa interesante ka qenë përballja mes Murlanit dhe Gramshit, që ka prodhuar bollëk golash dhe në fund sfida u fitua nga Murlani. Ndërsa në Grupin B u luajt sot ndeshja mes Luftëtarit dhe Orikut, ku gjirokastritët kanë bërë detyrën në shtëpi duke vijuar kryesimin.

REZULTATET 

GRUPI A

ALBANËT 3-6 SOPOTI

ILIRIA 1-1VALBONA

NAFTËTARI 4-0 SHËNKOLLI

MURLANI 4-3 GRAMSHI

GRUPI B

AF LUFTËTARI 1-0 ORIKU

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"