KATEGORIA E DYTË, GRUPI B/ Zhgënjejnë pretendentet, Labëria fiton me goleadë. Ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2023 | 19:05

KATEGORIA E DYTË, GRUPI B/ Zhgënjejnë pretendentet, Labëria fiton me goleadë. Ja të gjitha rezultatet

Grupi B i Kategorisë së Dytë luajti sot ndeshjet e javës së tretë në orën 14:00.

kategoria-e-dyte

Ndeshjet e javës së tretë të Grupit B në Kategorinë e Dytë kanë dhuruar surpriza, ku disa nga të ashtuquajturit pretendentë kanë zhgënjyer disi. Vetëm Labëria ka dominuar, ku mori një fitore të thellë ndaj Këlcyrës. Pogradeci vetëm në fund e ka gjetur golin me Ivanin duke ndëshkuar Maliqin.

Butrinti-Shkumbini dhe Delvina-Turbina u mbyllën me rrjeta të paprekura. Ndërsa Luftëtari mori një pikë në transfertë ndaj Devollit, takim i cili u mbyll në shifrat 2-2.

Oriku ka qenë pushim këtë javë.

REZULTATET 

POGRADECI 1-0 MALIQI

BUTRINTI 0-0 SHKUMBINI 

LABËRIA 4-0 KËLCYRA 

DELVINA 0-0 TURBINA

DEVOLLI 2-2 LUFTËTARI 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"