KATEGORIA E DYTË, GRUPI B/ Përmbysje e Luftëtarit, Shkumbini feston në fund. Mësoni rezultatet e ditës së sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2024 | 23:55

KATEGORIA E DYTË, GRUPI B/ Përmbysje e Luftëtarit, Shkumbini feston në fund. Mësoni rezultatet e ditës së sotme

Kategoria e Dytë, Grupi B ka luajtur sfidat e saj të javës së 12-të, me 8 skuadra që zbritën në fushën e lojës.

kategoria-e-dyte

Luftëtari arriti një fitore me përmbysje përballë Labërisë, duke marrë momentalisht vendin e parë, pasi sfida e Pogradecit me Këlcyrën në transfertë u shty për shkak të gjendjes së rënduar të fushës për shkak të kushteve atmosferike.

Një fitore të rëndësishme e arriti Shkumbini në fund të sfidës me Orikun në shtëpi, ndërsa Turbina arriti një fitore minimale me Butrintin në shtëpi. Sa i përket sfidës mes Devollit dhe Delvinës, ajo u mbyll në barazimin 1-1.

REZULTATET

SHKUMBINI-ORIKU 1-0

TURBINA-BUTRINTI 1-0

DEVOLLI-DELVINA 1-1

LUFTËTARI-LABËRIA 3-1

KËLCYRA-POGRADECI E SHTYRË

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"