KATEGORIA E DYTË, GRUPI B/ Ndalen rivalët direkt, AF Elbasani arratiset i vetëm në kryesim. Mësoni rezultatet e ndeshjeve të sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2023 | 22:05

KATEGORIA E DYTË, GRUPI B/ Ndalen rivalët direkt, AF Elbasani arratiset i vetëm në kryesim. Mësoni rezultatet e ndeshjeve të sotme

AF Elbasani është nisur tashmë drejt Kategorisë së Parë teksa me fitoren e thellë të siguruar në javën e 19 ndaj Albpetrolit, ka krijuar shkëputje ndaj ndjekësve më të afërt të tyre.

kategoria-e-dyte

Pogradeci është ndalur në barazim 0-0 përballë Shkumbinit dhe kështu sheh Elbasanin të shkëputet me 4 pikë para tyre në renditje dhe duke e bërë të vështirë rikuperimin.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera, Devolli nuk ka përfituar nga hapi i gabuar i Butrintit për t’i marrë vendin në zonën e play-off për ngjitjen.

SHKUMBINI 0-0 POGRADECI 

ALBPETROL 0-4 AF ELBASANI 

MEMALIAJ 1-3 MALIQI 

BUTRINTI 0-0 DELVINA 

LABËRIA 3-0 AF LUFTËTARI

TEPELENA 1-0 DEVOLLI 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"