KATEGORIA E DYTË, GRUPI B/ Mbyllet në barazim dueli mes Pogradecit dhe Elbasanit, shënohen 16 gola në 6 ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2022 | 21:04

KATEGORIA E DYTË, GRUPI B/ Mbyllet në barazim dueli mes Pogradecit dhe Elbasanit, shënohen 16 gola në 6 ndeshje

Ndeshjet e sotme në Grupin B të Kategorisë së Dytë kanë sjellë një tjetër fitore nga skuadra e Labërisë, e cila mundi me rezultatin minimal 1-0 Butrintin për të vazhduar e pathyeshme në rrugën e saj në këtë start të sezonit duke qenë skuadra e vetme me pikë të plota pas dy javësh. 

pogradeci alebasani

Pas krahëve të saj ka luftë, pasi rivalët kryesorë janë ndalur. Kështu ndodhi në duelin mes Pogradecit dhe AF Elbasanit, i cili u mbyll me shifrat 1-1 në një sfidë që u ndoq me shumë interes përsëri edhe në transfertë nga tifozët elbasanas të cilët po përpiqen t’i japin një dorë skuadrës së tyre për t’u kthyer në Kategorinë e Parë.

REZULTATET 

Pogradeci-AF Elbasani 1-1

Shkumbini-Memaliaj 1-0

Labëria-Butrinti 1-0

Tepelena-Delvina 1-1

AF Luftëtari-Maliqi 3-0

Devolli-Albpetrol 5-2

RENDITJA: Labëria 6 pikë, AF Elbasani 4, Pogradeci 4, Butrinti 3, Devolli 3, AF Luftëtari 3, Maliqi 3, Shkumbini 3, Albpetroli 3, Delvina 1, Tepelena 1, Memaliaj 0.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"