KATEGORIA E DYTË, GRUPI B/ Luftëtari vazhdon shkëputjen, Shkumbini fiton me përmbysje. Mësoni rezultatet dhe renditjen pas ndeshjeve të sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2024 | 23:30

KATEGORIA E DYTË, GRUPI B/ Luftëtari vazhdon shkëputjen, Shkumbini fiton me përmbysje. Mësoni rezultatet dhe renditjen pas ndeshjeve të sotme

Luftëtari ka siguruar një tjetër fitore shumë të rëndësishme në luftën për ngjitjen në Kategorinë e Parë, teksa ka mundur me rezultatin e pastër 3-0 Devollin sot.

kategoria-e-dyte

 

Kështu, skuadra gjirokastrite vazhdon të jetë e shkëputur 4 pikë nga Pogradeci ndjekës, që është rivali më i afërt në klasifikim. Në këtë garë synon të futet edhe Shkumbini, i cili ka mundur me përmbysje ekipin e Butrintit, për të marrë fitoren e radhës nën drejtimin e Stavri Nicës.

REZULTATET 

Shkumbini 2-1 Butrinti 

Këlcyra 1-2 Labëria

Turbina 1-1 Delvina 

Luftëtari 3-0 Devolli 

REBNDITJA: Luftëtari 34 pikë, Pogradeci 30, Shkumbini 26, Oriku 22, Labëria 21, Butrinti 18, Turbina 17, Devolli 12, Delvina 8, Maliqi 5, Këlcyra 0.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"