Kategoria e Dytë, Grupi A/ Vetëm dy skuadra me pikë të plota, zbuloni axhendën e javës së tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2023 | 21:20

Kategoria e Dytë, Grupi A/ Vetëm dy skuadra me pikë të plota, zbuloni axhendën e javës së tretë

Grupi A në Kategorinë e Dytë, ka nisur fuqishëm, teksa në javën që sapo u mbyll, në 5 ndeshje u shënuan plot 24 gola. Teksa janë luajtur 2 javët e para, vetëm 2 skuadra kanë arritur të sigurojnë pikë të plota, Sopoti dhe Valbona, nga 6 pikë secila.

Kalendari i Dyte

Librazhdasit kryesojnë për shkak të golavarazhit më të mirë, ndërkohë që Naftëtari, Albanët dhe Adriatiku, nuk e kanë provuar ende shijen e pikëve.  

Për sa i përket javës së tretë ajo do të zhvillohet të shtunën e 7 tetorit, duke filluar nga ora 14:00, teksa spikasin duelet Valbona-Tërbini, Iliria-Besëlidhja dhe Gramshi-Sopoti që pritet të jenë tepër të luftuara.

renditja axhendaaaa LOGO

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"