KATEGORIA E DYTË, GRUPI A/ Valbona vazhdon startin perfekt me goleadë, shënohen 26 gola në 6 ndeshje. Mësoni rezultatet e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2023 | 23:23

KATEGORIA E DYTË, GRUPI A/ Valbona vazhdon startin perfekt me goleadë, shënohen 26 gola në 6 ndeshje. Mësoni rezultatet e sotme

Java e katërt e Grupit A të Kategorisë së Dytë ka konfirmuar emrat e skuadrave pretendente për ngjitjen në Kategorinë e Parë.

kategoria-e-dyte

Valbona ka fituar sot me goleadë në transfertë përballë Adriatikut, me shifrat 5-0. Me të njëjtat shfira ka fituar edhe Sopoti që e ndjek në renditje, i cili sot luante përballë Murlanit.

Ndeshja më e luftuar ka qenë ajo mes Veleçikut dhe Ilirisë, me gola dhe përmbysje shifrash, teksa në fund një gol në shtesë i dha fitoren skuadrës së Fushë Krujës.

REZULTATET

ADRIATIKU – VALBONA 0-5

GRAMSHI – SHËNKOLLI 2-1

BESËLIDHJA – NAFTËTARI 3-1

VELEÇIKU – ILIRIA 3-4

TËRBUNI – ALBANËT 2-0

SOPOTI – MURLANI 5-0

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"