KATEGORIA E DYTË, GRUPI A/ Valbona merr fitoren e pestë radhazi, Iliria kalon Tërbunin. Ja rezultatet e javës së pestë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2023 | 23:23

KATEGORIA E DYTË, GRUPI A/ Valbona merr fitoren e pestë radhazi, Iliria kalon Tërbunin. Ja rezultatet e javës së pestë

Janë zhvilluar sot pesë nga gjashtë ndeshjet e Grupit A të Kategorisë së Dytë dhe bie në sy dominimi i skuadrave që mendohen si pretendentë për të siguruar një biletë ngjitje për në Kategorinë e Parë.

kategoria-e-dyte

Valbona vazhdon “vërshimin” pa ndalje, ku sot ka marrë fitoren e pestë radhazi duke kryesuar grupin me pikë të plota. Besëllidhja ka siguruar një fitore të pastër në transfertë ndaj Murlanit, ndërsa Iliria ka mposhtur në shifrat 3-1 Tërbunin, një rival kryesor në këtë grup. Veleçiku ka bërë një autokritikë cilësore këtë javë, pasi ka fituar në shifrat 4-1 në transfertën e Kuçovës. Shënkolli e Sopoti janë ndarë në barazim, ndonëse ndeshja nuk quhet e mbyllur, pasi u ndërpre në minutën e 85-të. Shkak u bë goditja e  gjyqtarit të ndeshjes nga kapiteni i Shënkollit.

Ndërkohë, ndeshja Albanët-Adriatiku nuk u zhvillua pasi klubi pritës nuk kishte marrë masat e duhura për zhvillimin e ndeshjes, si sigurimi i ambulancës, etj. Ndaj ndeshja në fjalë nuk është luajtur dhe pritet vendimi i FSHF rreth fatit të saj.

REZULTATET 

GRUPI A

MURLANI 0-2 BESËLIDHJA

SHËNKOLLI 1-1 SOPOTI (Ndërperë në minutën e 85-të)

VALBONA 3-0 GRAMSHI

ALBANËT-ADRIATIKU (Nuk u zhvillua)

ILIRIA 3-1 TËRBUNI

NAFTËTARI 1-4 VELEÇIKU

88

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"