Kategoria e Dytë, Grupi A/ Shkumbini ”tërmet 6 ballësh” Bulqizës, fiton me goleadë dhe rimerr kreun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2021 | 19:46

Kategoria e Dytë, Grupi A/ Shkumbini ”tërmet 6 ballësh” Bulqizës, fiton me goleadë dhe rimerr kreun

U luajt ditën e sotme, sfida Shkumbini-Bulqiza e vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë së Dytë për Grupin A.

shkumbiniii

Skuadra peqinase arriti të marrë një fitore të thellë 6-0 ndaj Bulqizës e cila ishte e pafuqishme në këtë ndeshje. Festivalin e golave e hapi Eneo Sulkja në minutën e 18-të të takimit duke kaluar vendasit në avantazh.

Dy minuta më vonë ishte përsëri Sulkja i cili shënoi golin e dytë për Shkumbinin dhe të dytin personal në këtë ndeshje. Pjesa e parë pati kohë dhe për një gol tjetër teksa ishte Denis Mici i cili realizoi golin e 3 në minutën e 39-të të takimit.

Në pjesën e dytë Shkumbini shënoi dhe 3 herë të tjera me Lamçen në të 71’. Degavellin në të 82’ dhe Bardosën në të 89’. Me këtë fitore Shkumbini rimerr kreun e Grupit A duke u ngjitur në kuotën e 46 pikëve.

REZULTATI

Shkumbini-Bulqiza 6-0

Shënues: Sulkja 18’, 20’, Mici 39’, Lamçja 71’, Degavelli 82’, Bardosa 89’

shkumbini
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"