KATEGORIA E DYTË, GRUPI A/ Besëlidhja “shuplakë” Naftëtarit, Valbona nuk i ndahet në krye lezhjanëve (Rezultatet dhe Renditja)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2024 | 22:41

KATEGORIA E DYTË, GRUPI A/ Besëlidhja “shuplakë” Naftëtarit, Valbona nuk i ndahet në krye lezhjanëve (Rezultatet dhe Renditja)

Kategoria e dytë ka luajtur katër sfidat e sotme të vlefshme për javën e 15-të, ku nuk pati surpriza sa i përket favoritëve.

kategoria-e-dyte

Besëlidhja mundi me rezultatin e thellë 0-5 Naftëtarin, duke ruajtur kreun e renditjes, teksa Valbona e ndjek me pikë të barabarta, pasi mundi 2-0 Adriatikun.

Sa i përket Ilirisë së vendit të tretë, ajo triumfoi 3-1 me Veleçikun në sfidën që nisi me vonesë.

Fitore dhe për Sopotin e vendit të katërt, që mundi 0-1 në transfertë Murlanin.

 

REZULTATET

NAFTËTARI-BESËLIDHJA 0-5

MURLANI-SOPOTI 0-1

VALBONA-ADRIATIKU 2-0

ILIRIA-VELEÇIKU 3-1

RENDITJA

1-BESËLIDHJA – 37 pikë

2-VALBONA – 37 pikë

3-ILIRIA – 33 pikë

4-SOPOTI – 24 pikë

5-TËRBUNI – 18 pikë

6-GRAMSHI – 14 pikë

7-ADRIATIKU – 13 pikë

8-VELEÇIKU – 13 pikë

9-MURLANI – 11 pikë

10-NAFTËTARI – 8 pikë

11-ALBANËT – 1 pikë

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"