KATEGORIA E DYTË, GRUPI A/ Besëlidhja fiton duelin direkt me Valbonën dhe merr kreun. Mësoni rezultatet e ndeshjeve të sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2024 | 0:04

KATEGORIA E DYTË, GRUPI A/ Besëlidhja fiton duelin direkt me Valbonën dhe merr kreun. Mësoni rezultatet e ndeshjeve të sotme

Besëlidhja është kryesuesja e re e Grupit A të Kategorisë së Dytë. Skuadra lezhjane ka fituar në ndeshjen e javës së 11 duelin direkt me Valbonën, duke e kapërcyer në renditje.

kategoria-e-dyte

 

Skuadra lezhjane triumfoi me shifrat 3-0 këtë sfidë, duke mposhtur ekipin tropojan që drejtohej sot nga Gerhard Progni në rolin e trajnerit, në një etapë të re të karrierës së futbollistit të njohur.

Ndërkohë, edhe Iliria është bërë kërcënuese me fitoren 2-0 ndaj Naftëtarit, duke synuar t’i afrohet skuadrave të kreut në javët në vijim.

REZULTATET

Sopoti 1-0 Adriatiku

Tërbuni 1-0 Gramshi

Besëlidhja 3-0 Valbona

Murlani 0-0 Albanët

Naftëtari 0-2 Iliria

Renditja: Besëlidhja 30 pikë, Valbona 29, Iliria 26, Tërbuni 18, Sopoti 17, Gramshi 14, Veleçiku 13, Adriatiku 10, Murlani 8, Naftëtari 7, Albanët 1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"