KATEGORIA E DYTË/ Gramshi mbijeton, katër skuadra vazhdojnë me misionin për t’u ngjitur. Ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2023 | 0:00

KATEGORIA E DYTË/ Gramshi mbijeton, katër skuadra vazhdojnë me misionin për t’u ngjitur. Ja të gjitha rezultatet

Kategoria e Dytë ka luajtur ditën e sotme ndeshjet “play off” dhe “play out” për të dyja grupet e saj.

kategoria-e-dyte

Në Grupin A, Veleçiku mundi 4-0 Naftëtarin dhe tashmë do të ndeshet në finale me Valbonën, e cila mundi me rezultatin 2-0 Sopotin.

Në Grupin B, kanë avancuar Pogradeci dhe Labëria. Pogradeci mundi 3-1 Devollin, ndërsa Labëria triumfoi 1-0 ndaj Butrintit.

Në finalen e mbijetesës, Gramshi mundi me rezultatin e thellë 4-0 Tepelenën, teksa kjo e fundit do të ndeshet me skuadrën që do të pozicionohet në vendin e tretë në Kategorinë e Tretë.

REZULTATET:

PLAY OFF / GRUPI A

Veleçiku 4-0 Naftëtari

Valbona 2-0 Sopoti

PLAY OFF / GRUPI B

Pogradeci 3-1 Devolli

Labëria 1-0 Butrinti

PLAY OUT

Gramshi 4-0 Tepelena

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"