KATEGORIA E DYTË/ E shpëton traversa në sekondat e fundit, Maliqi përmbys Luftëtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2023 | 17:48

KATEGORIA E DYTË/ E shpëton traversa në sekondat e fundit, Maliqi përmbys Luftëtarin

Maliqi ka mposhtur me përmbysje AF Luftëtarin, në një duel tepër emocionues të zhvilluar në aneksin e stadiumit “Skënderbeut”, i vlefshëm për javën e 13-të të Grupit B të Kategorisë së Dytë.

maliqi luftetari

Sfida nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për miqtë, që në minutën e 9-të, pas një harkimi nga goditja e dënimit, mbrojtësi Culli devijoi saktë topin, duke përshëndetur rrjetën e portierit Mara. Por në minutën e parë të shtesës, Xhoni Ivani, mposhti portierin Sinani dhe siguroi barazimin para pushimit të ndeshjes.

Maliqarët gjetën shpejt golin pas rifillimit të takimit me Ferhatin dhe më pas çdo gjë u bë më e lehtë me kartonin e kuq të Çelos, që la gjirokastritët me 10 lojtarë. Megjithatë, vendasit u shpëtuan në fund nga traversa e goditur nga Zijai pak çaste para se të vinte vërshëllima përfundimtare që i siguroi Maliqit tre pikë të rëndësishme për klasifikimin duke e shtyrë më tej në mesin e tabelës.

MALIQI-AF LUFTËTARI 2-1
GOLAT:
Ivani 45+1’, Ferhati 54’ / Culli 9’

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"