KATEGORIA E DYTË/ Dështon Luftëtari, mundet në Pogradec dhe del nga gara për “play off”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2023 | 15:06

KATEGORIA E DYTË/ Dështon Luftëtari, mundet në Pogradec dhe del nga gara për “play off”

Pogradeci thyen Luftëtarin dhe e nxjerr jashtë garës për ngjitjen në Kategorinë e Parë. Liqenorët tashmë do të luftojë në fazën “play off”, nga ku presin Devollin, në ndeshjen që do të luhet të enjten në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”.

pogradeci luftetari (1)

Skuadra e Samuel Nikajt hodhi në fushë formacionin më të mirë, por duhet të vinte minuta e 88-të që të zhbllokohej sfida me Shkulakun.

Gjirokastritët e drejtuar nga Kristidhi e mbyllën sezonin me dështim spektakolar, pasi nuk kapën dot as pesëshen e parë, në një kohë që para kësaj ndeshjeje në Pogradec, ishin në vendin e katërt dhe u mjaftonte një pikë për të siguruar fazën “play off”.

Mirëpo, liqenorët bënë diferencën në fushë, duke krijuar një mori rastesh për shënim, derisa gjetën avantazhin.

Në pjesën e parë vendësit rrezikuan disa herë portën e mbrojtur nga Vllaho, por goditjet e Rapos, Shkulakut dhe Topllarit nuk kishin shënjestrën e duhur.

Loja u bë e ashpër në momente të veçanta, pasi gjirokastritët rezistuan mirë. Edhe në pjesën e dytë protagonistë të rasteve të humbura u bënë Topllari dhe Çirkoviç.

Në minutën e 81-të miqtë mund të kishin shënuar me Ziajin, por atë që nuk e bëri ky i fundit, e bëri më pas Shkulaku për Pogradecin, duke mposhtur Vllahon.

02 (1)

323 (1)

656 (1)

REDI DANDALLAKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"