KATEGORIA E DYTË/ Besëlidhja “ngec” me Ilirinë, Pogradeci mund Maliqin dhe kërcënon kreun e Grupit B (Rezultatet dhe Renditjet)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2024 | 0:32

KATEGORIA E DYTË/ Besëlidhja “ngec” me Ilirinë, Pogradeci mund Maliqin dhe kërcënon kreun e Grupit B (Rezultatet dhe Renditjet)

Kategoria e Dytë luajti ndeshjet e saj të javës së 14, ku katër takime ishin nga Grupi A dhe një nga Grupi A.

kategoria-e-dyte

Në Grupin A, Besëlidhja barazoi pa gola ndaj Ilirisë, ndërsa Valbona mundi në transfertë Tërbunin duke i arritur me pikë të barabarta në krye lezhjanët.

Në sfidat e tjera, Sopoti mundi me dy gola Gramshin, ndërsa Murlani triumfoi 4-2 Ndaj Naftëtarit.

Në Grupin B, Pogradeci mundi Maliqin 0-2 në transfertë në një sfidë me polemika, teksa tashmë kërcënon kreun e renditjes që mbahet nga AF Luftëtari.

REZULTATET

GRUPI A

BESËLIDHJA 0-0 ILIRIA

MURLANI 4-2 NAFTËTARI 

SOPOTI 2-0 GRAMSHI

TËRBUNI 0-1 VALBONA

GRUPI B

MALIQI 0-2 POGRADECI

RENDITJA – GRUPI A: 1-Besëlidhja 34 pikë; 2-Valbona 34 pikë; 3-Iliria 30 pikë; 4-Sopoti 21 pikë; 5-Tërbuni 18 pikë; 6-Gramshi 14 pikë; 7-Adriatiku 13 pikë; 8-Veleçiku 13 pikë; 9-Murlani 11 pikë; 10-Naftëtari 8 pikë; 11-Albanët 1 pikë.

RENDITJA – GRUPI B: 1-AF Luftëtari 31 pikë; 2-Pogradeci 30 pikë; 3-Shkumbini 23 pikë; 4-Oriku 22 pikë; 5-Butrinti 18 pikë; 6-Labëria 18 pikë; 7-Turbina 16 pikë; 8-Devolli 12 pikë; 9-Delvina 7 pikë; 10-Maliqi 5 pikë; 11-Këlcyra 0 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"