KATEGORIA E DYTË/ Besëlidhja i afrohet Valbonës! Pogradeci “masakron” me 6 gola Devollin, Butrinti feston në derbi. Ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2023 | 22:22

KATEGORIA E DYTË/ Besëlidhja i afrohet Valbonës! Pogradeci “masakron” me 6 gola Devollin, Butrinti feston në derbi. Ja të gjitha rezultatet

Java e nëntë e Kategorisë së Dytë është mbyllur sot, ku u luajtën dy ndeshjet e mbetura nga Grupi A, si dhe 6 takime të Grupit B. Sa i përket Grupit A, Besëlidhja ka bërë detyrën në shtëpi duke mundur Adriatikun në shifrat 4-0, si dhe duke e ngushtuar diferencën me Valbonën kryesuese.

kategoria-e-dyte

Lezhjanët janë të dytët në renditje në kuotën e 24 pikëve, një më pak se Valbona kryesuese. Ndeshja tjetër e këtij grupi, Veleçiku-Tërbuni u mbyll në barazim 1-1. Në Grupin B, kryesisht ka qenë dita e skuadrave udhëtuese. Pogradeci ka marrë një fitore tenistike në Devoll, 6-0. Butrinti ka fituar me rezultatin 3-1 në transfertë ndaj Delvinës. Shkumbini ka marrë një fitore minimale 1-0 në Këlcyrë, ndërsa Turbina arriti të fitojë në shtëpi me përmbysje ndaj Maliqit në shifrat 3-1.

REZULTATET 

GRUPI A/ JAVA 9

BESËLIDHJA 4-0 ADRIATIKU 

VELEÇIKU 1-1 TËRBUNI

GRUPI B

DEVOLLI 0-6 POGRADECI

DELVINA 1-3 BUTRINTI

TURBINA 3-1 MALIQI

KËLCYRA 0-1 SHKUMBINI 

LABËRIA PUSHIM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"