KATEGORIA E DYTË/ AF Elbasani nuk gabon, tri pikë të arta në Memaliaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2022 | 11:17

KATEGORIA E DYTË/ AF Elbasani nuk gabon, tri pikë të arta në Memaliaj

AF Elbasani ka triumfuar në Memaliaj 0-2, edhe pse me jo pak vuajtje. Skuadra e Gentian Stojkut ka kaluar një transfertë shumë delikate, aty ku më parë janë ndalur pretendentët e Labërisë.

AF ELBASANI

Lojtarët e Elbasanit para ndeshjes së djeshme në Memaliaj

Pjesa e parë është e barabartë dhe me nga një rast për të dyja skuadrat. Në minutën e 32-të, sulmuesi Peqini godet me kokë në zonë, por grushton Mustafaj.

Memaliaj përgjigjet me Kodhelajn, i cili vendos në provë portierin Birja. Miqtë e kanë disi të vështirë të ambientohen me terrenin, por marrin veten gradualisht.

Gjithsesi, në 45 minutat e para mungon goli. Pas më shumë se një orë lojë, shtatlarti Ledio Koçi përfitoi nga një rreshtim i gabuar i mbrojtjes vendës dhe realizoi golin e avantazhit për verdheblutë.

Në minutën e 76-të vendësit marrin një goditje, pasi mbrojtësi Ajdini ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe lë skuadrën me 10 lojtarë.

Elbasani përfiton nga epërsia numerike dhe është i sapofuturi në lojë, Sejdini, që dyfishon shifrat dhe vulos triumfin 0-2.

Vlen të theksohet se në minutën e 12-të, delegati urdhëroi ndërprerjen e ndeshjes, pasi ambulanca u largua nga stadiumi për shkak të një urgjence. Loja filloi pas 10 minutash kur u rikthye ambulanca.

Elbasanin e mbështetën në Memaliaj edhe rreth 100 ultras.

EL (1)

RE 1 (1)

ROLAND SULI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"