Kastrioti bën surprizën, mund Bylisin kryesues dhe merr pikë të arta për mbijetesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2024 | 0:01

Kastrioti bën surprizën, mund Bylisin kryesues dhe merr pikë të arta për mbijetesën

Kastrioti ka siguruar tre pikë shumë të rëndësishme për mbijetesën në Kategorinë e Parë, teksa ka mundur Bylisin kryesues të kësaj kategorie në ndeshjen e prapambetur nga java e 17 që kishin dy skuadrat.

ghjfh

Diferencën mes dy skuadrave e ka bërë Dejvi Kapllani, i cili ka shënuar dy herë në portën ballshiote në pjesën e dytë të takimit, duke treguar se po kalon një formë të shkëlqyer dhe se mund të ndihmojë krutanët që të arrijnë mbijetesën.

KASTRIOTI 2-1 BYLIS

50′, 77′ Kapllani/ 78′ Lajthia

FORMACIONET ZYRTARE

KASTRIOTI: Malaj, Neziri, Hoxha, Mehmeti, Arapi, Kodra, Doseh, Kapllani, Zhivanaj, Çela, Zhoao

Trajner: Ramadan Ndreu

BYLIS: Beqaj, Trumçi, Krasniqi, Lajthia, Kamara, Ruçi, Kasaj, Goxha, Peralta, Abazaj, Xheferson

Trajner: Arian Bellai

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"