Kasmollari merr “krahun”: Nuk e falim vendin e katërt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2023 | 13:45

Kasmollari merr “krahun”: Nuk e falim vendin e katërt

Një fitore me Korabin do të ndihmonte beratasit të hidhnin një hap të sigurt drejt vendit të katërt. Tomori do të ketë mundësinë të testojë veten përballë një rivali të mundshëm në fazën “play off”, ndaj e ka marrë me shumë seriozitet këtë 90-minutësh.

paolo kasmollari

Ndeshjen e parë ekstra duan që ta luajnë në shtëpi, ndaj duan që ta blindojnë pozicionin që kanë momentalisht. Këtë e thotë edhe Paolo Kasmollari, në një prononcim të dhënë për gazetën “Panorama Sport”. Pogradecari paralajmëron kthesën në shtëpi, pas ecurisë së mirë në tranasferta.

“Skuadra është gati për këtë finale të parakohshme ‘play off’-i. Do të japim gjithçka nga vetja përballë Korabit, pasi e duam vërtet shumë këtë fitore. Arsyet janë të qarta, synojmë që blindojmë vendin e katërt. Kundërshtari ynë nuk është rastësisht në këtë pozicion dhe në këtë kampionat ka bërë një figurë të mirë. Këtë e dëshmon loja e bukur që ka zhvilluar dhe jo rastësisht për dy sezone me radhë është midis skuadrave më të mira dhe pretendente të së Parës.

Por unë kam mendimin se Tomori në këtë kampionat jemi më lart se Korabi, pavarësisht luhatjeve që kemi pasur. Këtë do ta tregojmë të dielën para publikut tonë, që kanë disa kohë që nuk gëzohen në ndeshjet shtëpiake”, përfundoi mbrojtësi i linjës së djathtë.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"