Kasmollari karikon Lushnjën para transfertës me krutanët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2024 | 10:30

Kasmollari karikon Lushnjën para transfertës me krutanët

Përballja me Kastriotin është vlerësuar maksimalisht nga Lushnja e drejtuar nga trajneri Gugash Magani. Sfida është e vlefshme për javën e 20-të të kampionatit dhe padyshim që ka shumë rëndësi për ecurinë e të dy ekipeve në fazën e tretë.

kasmollari

Edhe për këtë takim Lushnja nuk do të jetë e plotë, pasi do të vijojnë të mungojnë mbrojtësit Disha dhe Muça që janë të dëmtuar. Në prag të kësaj përballje, qendërmbrojtësi Paolo Kasmollari, i cili të premten mbushi 24-vjeç, për “Panorama Sport” u shpreh:

“Ekipi po përgatit ndeshjen e radhës dhe jemi stërvitur mirë. Kemi disa dëmtime, kështu që do të detyrohemi të ndryshojmë diçka. Shpresojmë të na ecë mirë kjo ndeshje. Vijmë pas një humbjeje dhe jemi shumë të përqendruar te takimi i ditës së diel në transfertë. E vlerësojmë Kastriotin, si një skuadër të fortë.

Kemi punuar për të dhënë më të mirën si ekip, kështu që udhëtojmë për ta fituar takimin. Ekipi ka cilësi dhe mundësi për t’u ngjitur më lart. Duam t’i bëjmë një mbyllje sa më të mirë fazës së dytë. Kemi ndeshje të forta përpara, duke nisur nga kjo e radhës me Kastriotin. Duhet të tregohemi të qetë, të kujdesshëm dhe t’i shfrytëzojmë mundësitë tona”.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"