Kasemiro tregon momentin e largimit nga Real Madrid: Gjeta Ançelotin duke qarë në zyrën e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2024 | 14:30

Kasemiro tregon momentin e largimit nga Real Madrid: Gjeta Ançelotin duke qarë në zyrën e tij

Futbollisti brazilian Kasemiro, ishte për shumë vite një nga yjet e Real Madrid, duke fituar trofe të njëpasnjëshëm me skuadrën spanjolle. Dhe për të, largimi nga madrilenët ishte shumë i vështirë në vitin 2022.

anceloti kasemiro

Vetë Kasemiro ka zbuluar në një intervistë se kishte vendosur të largohej nga madrilenët pasi fitoi Ligën e Kampioneve atë vit. Por në një moment kishte dyshuar për këtë vendim të tij për t’iu bashkuar Mançester Junajtid, dhe ai ishte momenti kur kishte folur me Ançelotin.

“Vetëm në një moment hezitova kur po largohesha nga Reali për te Mançester Junajtid. Ishte një e premte, gjithçka ishte mbyllur. Duhej të stërvitesha por nuk bëra stërvitje, mbetej vetëm firma me anglezët.

Shkova të flisja me Ançelotin, i cili e dinte që unë do të largohesha. Hyra në zyrën e tij, ai u kthye dhe po qante. Karlo më tha se nuk dëshironte që unë të largohesha, që më donte… Ai ka qenë momenti kur hezitova”, tregoi Kasemiro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"