Karvahal flet pas triumfit në Ligën e Kombeve: Kishte presion në penalltinë e fundit, por e dija si do të gjuaja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2023 | 20:38

Karvahal flet pas triumfit në Ligën e Kombeve: Kishte presion në penalltinë e fundit, por e dija si do të gjuaja

Mbrojtësi i Spanjës, Dani Karvahal, ka qenë vendimtar në suksesin e Spanjës përballë Kroacisë, duke i dhënë trofeun e Ligës së Kombeve “furisë së kuqe” me penalltinë e tij. Në fund të ndeshjes ai ka komentuar suksesin për mikrofonat e televizionit spanjoll.nxm

“Për shumë nga lojtarët aktualë të Spanjës, kjo ishte mundësia e vetme për të fituar një trofe me kombëtaren. Ndoshta mund ta kishim mbyllur në 120 minuta, por as ato nuk mjaftuan. Kishim besim se do t’ia dilnim dhe kështu ndodhi. Kishte presion mbi mua në penalltinë e fundit, por në kokë e kisha të qartë se si do të gjuaja. Isha shumë i qetë sepse e dija ç’po bëja. Ky trofe shkon për familjen time, për bashkëshorten dhe vajzën time”, tha Dani Karvahal.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"