“Kartoni i kuq nuk ishte”, trajneri i Islandës: Plani “B” funksionoi, e dinim se do kishim një shans

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2022 | 0:50

“Kartoni i kuq nuk ishte”, trajneri i Islandës: Plani “B” funksionoi, e dinim se do kishim një shans

Barazimi në frymën e fundit në “Air Albania” ndaj Shqipërisë, është cilësuar si fitore në kampin islandez. I këtij mendimi është dhe trajneri Arnar Vidarson, që në prononcimin për televizionet vendase pas ndeshja vlerësoi shpirtin luftarak të skuadrës e cila nuk u dorëzua deri në fund, pavarësisht inferioritetit numerik.

maxresdefault (1)

“Ndeshja e sotme ngjan si fitore për ne, sepse skuadra luftoi gjatë gjithë kohës dhe nuk u dorëzua për asnjë çast. Vazhdoi të besonte në mundësinë që ekzistonte. Ne e denim se do të kishim një shans dhe kështu rezultoi. Kishim edhe këmbë të freskëta në stol, gjë që e shfrytëzuam.

Për sa i përket kartonit të kuq, futbollisti jonë kishte në zotërim topin, ndërsa lojtari shqiptar i doli përpara. Arbitri nuk duhet ta kishte dhënë atë karton të kuq, por ja që ndodhi, në kishim gati planin b dhe djemtë e realizuan në mënyrë perfekte.

Ajo që mendoj se është më e rëndësishmja në netë si kjo është se morëm konfirmimin se skuadra bind. Gjëja pozitive është se djemtë janë të uritur dhe të gjithë duan të luajnë për ekipin kombëtar islandez dhe të punojnë. Duhet të zgjedhim ekipin tonë më të fortë për të pasur një shans të mirë në të ardhme”, u shpreh Arnar Vidarson.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"