“Kartoni i kuq i Kahrimanoviçit na dëmtoi”, Zeka: M’u mohua penalltia ndaj Partizanit, Atanaskoski më goditi nga pas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2023 | 21:44

“Kartoni i kuq i Kahrimanoviçit na dëmtoi”, Zeka: M’u mohua penalltia ndaj Partizanit, Atanaskoski më goditi nga pas

Erzeni lë pas javën e nëntë po në kuotën e 11 pikëve, pas humbjes me Partizanin. Skuadra është ndier e shqetësuar nga mënyra e arbitrimit, ku u pretendua një tjetër standard dhe vendime më të drejta.

zeka

Në një prononcim për “Panorama Sport”, sulmuesi Agim Zeka, shprehet plot vlerësim për lojën e skuadrës së tij, pavarësisht humbjes, të cilën e diskuton duke u ndalur në disa pika në analizën e tij. Në ndeshjen e radhës, atë kundër Laçit, ai shprehet se po kthehen “të mësuar” për t’u rikthyer te rezultatet pozitive.

“Ndeshja kundër Partizanit ishte shumë e vështirë. Paraprakisht, teksa bisedonim me njëri-tjetrin, flisnim për kualitetin që kanë dhe emrin e madh që kanë bërë. Në bashkëpunim me trajnerin, për ditë të tëra jemi munduar ta analizojmë sa më mirë kundërshtarin, por ndonjëherë ato planifikimet e bëra, marrin krahun e kundërt. Rezultati mendoj se duhet të ishte 2-1 për ne, po të mos na largohej me karton të kuq një lojtar i rëndësishëm si Kahrimanoviç. Për sa i përket penalltisë që na u mohua, ishte e pastër. E them me bindje, pasi isha i pari që kisha kontaktin me topin dhe mora goditje nga pas (nga Atanaskoski). Ky vendim na kushtoi, pasi duhet të ishte favor për ne. Kundër Laçit do të kthehemi më të fortë dhe mbi të gjitha ‘të mësuar’. Që do të thotë jo më gabime, por duke iu rikthyer fitoreve që kemi nevojë jo vetëm ne, por i gjithë qyteti”, u shpreh Zeka.

ERALD DERVISHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"