Kartonët e verdhë, gjashtë lojtarë të Partizanit rrezikojnë sfidën me Dinamon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2024 | 10:12

Kartonët e verdhë, gjashtë lojtarë të Partizanit rrezikojnë sfidën me Dinamon

Kemi mbërritur në fazën më vendimtare të sezonit të rregullt dhe te Partizani gjërat duhet të jenë thuajse perfekte, pasi synohet vendi i dytë në renditje, që të jep avantazhin e barazimit në “Final 4”.

PARTIZANI

Përpara të kuqtë kanë një kalendar shumë të vështirë dhe mungesa e çdonjërit prej lojtarëve do të ndikonte në përgatitjen e ndeshjes dhe në rritjen e shkallës së vështirësisë. Tani që te Partizani kanë marrë fund dëmtimet, kujdesi duhet të përqendrohet te pezullimet prej kartonëve.

Plot gjashtë lojtarë, pesë prej tyre titullarë fiks, në rast ndëshkimi me karton të verdhë, humbin ndeshjen e radhës ndaj Egnatias. Eljon Sota, David Atanaskoski, Andi Hadroj, Arinaldo Rrapaj, Kristian Mba dhe Alfred Mensah janë të gjithë në kuotën e 3 kartonëve të verdhë.

Më të vështirë për të shmangur pezullimet e bën fakti se tre prej këtyre lojtarëve janë mbrojtës dhe ndëshkimi me karton është më i mundshëm për shkak të dueleve më të ashpra.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"