Kartonët e kuq, Partizani nuk humbet me 10 lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2024 | 17:03

Kartonët e kuq, Partizani nuk humbet me 10 lojtarë

Partizani i këtij sezoni ka treguar se pasi merr karton të kuq, shndërrohet dhe arrin të përballojë kundërshtarin, edhe pse me një lojtar më pak. I kuqi i parë erdhi pikërisht ndaj Vllaznisë më 14 shtator, me të kuqtë, që arritën të ruanin një barazim pa gola.

partizani festa

Në atë ndeshje ndëshkohej Maget që në minutën e 14-të. Një tjetër ndeshje kur të kuqtë janë ndëshkuar me karton të kuq është ndaj Erzenit, të cilën e kanë fituar thellë me shifrat 0-4 në fillim të muajit të shkuar. Në atë sfidë dilte Preka me karton të kuq në të 77-ën dhe Partizani shënonte edhe dy gola të tjerë. E fundit ishte pikërisht kjo ndeshje kundër Laçit, kur Partizani pa Carën që në të 17-ën arriti të merrte një barazim 1-1.

Përjashtim bën vetëm humbja 1-0 ndaj Skënderbeut në Korçë, kur Rrapaj dhe Janaqi përjashtoheshin në të 90-ën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"