Kardinale flet për të ardhmen: Qëndroj për një kohë të gjatë këtu, mund ta bëj Milanin klubin numër 1 në botë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2024 | 13:24

Kardinale flet për të ardhmen: Qëndroj për një kohë të gjatë këtu, mund ta bëj Milanin klubin numër 1 në botë

Pronari i Milanit, Xheri Kardinale ka dhënë një intervistë të gjatë në mikrofonat e Calcio e Finanza. Ai është ndalur tek investimi tek Milani, për stadiumin e ri si dhe për Serinë A.

kardinale

Investimi në Milano: “Kam punuar për 20 vjet në Goldman Sachs, buzëqesh nëse dikush mendon se jam aq naiv sa të marr një borxh për t’u shlyer në vetëm 18 muaj. Unë jam në Milan për të qëndruar për një kohë të gjatë dhe nëse do të varej nga unë, do të qëndroja këtu përgjithmonë, por ajo që është e vërtetë është se duhet të merren parasysh lëvizjet e ekonomisë globale dhe nuk ka dyshim se në Lindjen e Mesme ka shumë likuiditet dhe gatishmëria për të investuar në sport. Në këtë moment ka shumë kapital në Lindjen e Mesme të interesuar për të investuar në sport dhe ne jemi të hapur për të punuar me partnerë të mundshëm që mund të na bashkohen ose si sponsorë ose partnerë në ndërtimin e stadiumit të ri ose si aksionarë minoritar si partnerë të vërtetë me vlerë të shtuar, por siç thashë nuk do të heq dorë nga kontrolli”.

Stadiumi i ri : “Jam plotësisht gati të ndërtoj vetë stadiumin e Milanos, por jam i hapur edhe për të vlerësuar opsionet e tjera, pa përjashtuar një bashkëpunim të mundshëm me Interin”.

Seria A: “Unë besoj se mund ta bëj Milanin klubin numër një dhe në të njëjtën kohë ta ndihmoj Serinë A të bëhet përsëri konkurruese. Gjithashtu sepse në kushtet aktuale e vetmja mënyrë për të shtyrë vazhdimisht një klub në nivelet më të larta është gjithashtu t’i përkasësh një kampionati më të fortë edhe si sistem.

Hendeku me Premier Ligën? “Mënyra për të ngushtuar këtë diferencë është që kampionati ynë të rifitojë konkurrencën e viteve të arta në nivel europian, me kontributin themelor të punës së ne pronarëve.”

Superliga: “Unë besoj se duhet të veprojmë brenda kuadrit të UEFA-s dhe ECA-s (Shoqata Evropiane e Klubeve), të cilat i shërbejnë më së miri interesave të futbollit në Evropë. Superliga, pavarësisht nga forma aktuale, është jo diçka që ne besojmë se është e duhura për Milanin, Serinë A apo futbollin evropian”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"