Kardinale 560 milionë euro borxh “Elliott”-it, zbardhet skema e shitjes së Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2024 | 19:10

Kardinale 560 milionë euro borxh “Elliott”-it, zbardhet skema e shitjes së Milanit

Prokuroria e Milanos po kryen një hetim për shitjen e Milanit nga “Elliott” te “RedBird”, që u bë në vitin 2022, pasi është e bindur se fondi i Pol Singer, në bilanc, është ende “pronari i fshehur” i klubit kuqezi. Dyshimet janë konkrete dhe ekzistojnë pavarësisht dokumentacionit zyrtar që raporton se pronësia e “Djallit” i përket fondit të Xherri Kardinales.

milan

SHIFRAT – “Kredia e shitësit”, pra kredia nga shitësi te blerësi, është gjithashtu në lupën e hetuesve, një praktikë e përdorur nga “Elliott” dhe “RedBird” në kohën e shitjes së 99.93% të aksioneve të Milanit. Në thelb, “Elliott” i kishte dhënë hua “RedBird”-it afërsisht gjysmën e kapitalit të të gjithë operacionit (1.2 miliardë euro) me një normë interesi optimale. Fondi i familje Singer i dha hua fondit të Kardinale 560 milionë euro, prej tyre 10 milionë u kthyen menjëherë më pas nga pronari aktual i klubit milanez. Interesi i aplikuar fillimisht për 560 dhe më pas për 550 milionë euro është në masën 8 për qind.

KURIOZITETI “BLUE SKYE” – Por ka edhe një fakt tjetër të rëndësishëm në këtë histori. Kur, më 27 janar 2023, “Rossoneri Sport Investment Luxembourg”, mjeti me të cilin “Elliottt” financoi blerjen e Milanit, ia transferoi kredinë kompanisë mëmë luksemburgase “Project RedBlack. Në këtë moment 4.27% e aksioneve mbeti nën menaxhimin e një tjetër shoqërie, “Blue Skye” e cila tashmë është në gjyq me “Elliott” për parregullsi në momentin e shitjes së klubit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"