Kapiteni Perja: Besa po kolaudohet, luajmë sezonin në dy sfidat e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2024 | 23:19

Kapiteni Perja: Besa po kolaudohet, luajmë sezonin në dy sfidat e radhës

Skuadra kavajase luajti ndaj Tomorit me disa debutime në formacion. Përtej paraqitjes së tyre mjaft pozitive, kapiteni Perja kërkon edhe pak kohë që ekipi të kolaudohet. Për Perjen, themelore mbetet që ekipi të fitojnë e t’i marrin sfidat një e nga një. “Nuk e kam shpikur unë, por që një grup të kolaudohet 100%, më së paku kërkohen disa muaj.

perja besa

Koha është kundër nesh për vetë pozicionin që kemi në tabelë. Por duke fituar ndeshjet do të vijë edhe kolaudimi, sfidë pas sfide. Ajo që më kënaq është fakti se që në debutim u pa se lojtarë si Kaola, Ba, Nkube, Abdullai u përshtatën shumë shpejt me lojën tonë. Me sa duket, niveli i tyre i lartë bëri që ndaj Tomorit të ishin më të mirët”, u shpreh kapiteni Skerdjan Perja, i cili pohon se Besa është në rrugë të drejtë për sa i përket afrimeve të bëra.

“Për mua dy ndeshjet e ardhshme mund të ndikojnë fort në fatet tona. Dy sfidat e vështira, e para me Luzin e më tej me Bylisin, do të tregojnë ambicien tonë. Përtej renditjes, unë e njoh Luzin dhe i druhem forcës së këtij ekipi. Nëse ne nuk japim maksimumin, apo pa dashje ndokush do hyjë në fushë me eufori, do të na dëmtojë. Kemi pësuar në sa e sa takime, pikërisht sepse nuk kemi qenë të kujdesshëm deri në fund. Më tej, pres që ndaj Bylisit të jetë vërtet ndeshja jonë e sezonit.

Ata njohin vetëm fitore, por pa dashur të ul vlerat e askujt, ne jemi Besa dhe e kemi treguar këtë edhe në takimin e parë me Bylisin. Prandaj, po punojmë fort që në këto 2 javë grupi të arrijnë të paktën një farë harmonizimi”, u shpreh kapiteni i Besës për “Panorama Sport”.

FERIZ FERIZAJ- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"