“Kapiteni i Tiranës bëri mbi 16 faulle dhe asnjë i verdhë”, te Kukësi akuzojnë: E disata herë që ndëshkohemi kështu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2023 | 22:19

“Kapiteni i Tiranës bëri mbi 16 faulle dhe asnjë i verdhë”, te Kukësi akuzojnë: E disata herë që ndëshkohemi kështu

Oltion Kërnaja, zëvendëstrajneri i Kukësit, ka akuzuar gjyqtarët se sipas tij kanë ndikuar fatin e kësaj ndeshje duke mos i dhënë një karton të kuq Najdovskit.

bandicam 2023-11-23 22-13-04-484

“Keqardhje se si shkoi ndeshja, e dominuam komplet. Dolëm me karton të kuq me vetëm tre faulle të lojtarit tonë, ndërsa kapiteni i ekipit kundërshtar ka bërë mbi 16 faulle dhe asnjë i verdhë. Është e disata herë që ndëshkohemi në mënyrë të tillë nga arbitrat.

Si nuk ndikoi në rezultat kur luan 10 kundër 11? Nëse do të ishte 10 kundër 10…”, deklaroi për “MCN” Kërnaja në mbyllje të ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"