Kapiteni i Shkumbinit realist: Bylisi me meritë në krye, provojmë gjithçka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2021 | 13:20

Kapiteni i Shkumbinit realist: Bylisi me meritë në krye, provojmë gjithçka

Shkumbini ka arkivuar humbjen dhe njëherësh luhatjet e fazës së parë dhe janë gati për të nisur një tjetër cikël. Kundërshtari i radhës është Bylisi kryesues dhe në Peqin e dinë që do ta kenë “malore”, megjithatë nuk kanë në plan të dorëzohen pa luftuar. Gjendja në kampin bardhekaltër duket e qetë.

dushaj shkumbini

Futbollistët janë duke marrë ngarkesat e duhura fizike, ndonëse koha ka qenë e limituar për të përgatitur javën e 10-të. Bardhekaltrit e drejtuar nga trajneri Lorenc Pashja e kanë të qartë: kundërshtari nuk duhen mbivlerësuar, pasi kjo do të ndikonte në aspektin psikologjik.

Këtë mendon edhe kapiteni Endrien Magani. Ai paralajmëron për “Panorama Sport” se do të zbresin në fushë me motivimin e njëjtë, sikundër në të gjitha përballjet që kanë zhvilluar deri tani.

“Do të luajmë përballë skuadrës që kryeson me meritë kampionatin. Kjo nuk do të thotë që po e mbivlerësojmë, përkundrazi. Do të jetë fusha e lojës ajo që do të tregojë fituesin.

Ne do të luajmë të motivuar për ta fituar. Çdo rival duhet respektuar për atë që jep gjatë 90 minutave. Bylisi mund të gabojë dhe ne duhet të jemi gati për ta goditur në befasi dhe marrë një rezultat pozitiv”, tha Magani.

FATMIR AHMETI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"