Kapiteni Ervis Çaço: Prisni Tomor dinjitoz deri në fund, nuk bëjmë ndere për skuadrat nevojtare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2024 | 0:14

Kapiteni Ervis Çaço: Prisni Tomor dinjitoz deri në fund, nuk bëjmë ndere për skuadrat nevojtare

Në Berat, fitoren ndaj Burrelit e konsideruan si një lloj ngushëllimi, sa i përket situatës në të cilën ka kaluar Tomori në këtë fund sezoni. Në lidhje me suksesin e fundit dhe situatën kapiteni Ervis Çaço, për “Panorama Sport” u shpreh:

Caco 8

“Nuk mund ta fshehim kënaqësinë e fitores ndaj Burrelit në fushën tonë, pasi na ka lehtësuar disi në këtë moment aspak pozitiv që po kalojmë. Duke luajtur ndershëm dhe me një karakter të fortë, kemi bërë të mundur që të shlyejmë një borxh moral që i kishim tifozëve në radhë të parë, por edhe presidentit tonë për korrektësinë e treguar.

Me trajnerin Droboniku ekipi është tjetërsuar dhe kemi fituar qetësinë. Në 4 javët e mbetura jemi të vendosur të luajmë me dëshirë dhe për rezultate pozitive. Tomori do të jetë dinjitoz deri në fund. Nuk do të bëjmë ndere për skuadrat nevojtare dhe në këtë pikë jemi në sinkron edhe me tifozerinë tonë, e cila na kërkon që të luajmë ndershëm dhe pa lëshime deri në fund

EDI SPAHIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"