Kapiteni Dibra: Besëlidhja ka aleat vetëm veten për ngjitjen në Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2024 | 19:23

Kapiteni Dibra: Besëlidhja ka aleat vetëm veten për ngjitjen në Kategorinë e Parë

Kategoria e Dytë po shkon drejt fundit dhe në 4 javët e mbetura, Besëlidhja do të luajë 3 ndeshje, pasi javën e fundit e ka pushim. Në një prononcimi për “Panorama Sport”, kapiteni i Besëlidhjes, mbrojtësi shkodran Klejdi Dibra, tha:

klejdi dibra beselidhja

“Kampionati ka hyrë në fazën më të nxehtë. Objektivi i Besëlidhjes dihet, ndaj duhet që këtë fazë ta përballojmë me freski psikologjike e fizike. Momentalisht e kryesojmë të vetëm grupin me 3 pikë para Valbonës, por na penalizon pushimi në javën e fundit. Kjo na detyron që tri ndeshjet e fundit t’i shfrytëzojmë në maksimum. Duhet të luftojmë fort, për pikët dhe golaverazhin, pasi gjasat janë që vetëm ai ta përcaktojë kreun.

Në radhë kemi Tërbunin, që po e vlerësojmë si duhet, s’na lejohet hapi fals. Besëlidhja nuk ka krijuar kurrë aleanca për synimet e saj, por ka luftuar ndershmërisht. Më shumë se unë askush nuk e di këtë, pasi po luaj sezonin e 12-të me fanellën e Besëlidhjes. Ne aleatë të besueshëm kemi vetëm mendjen dhe këmbët tona, ndaj duhet që t’i shfrytëzojmë për ta rikthyer Besëlidhjen aty ku ka vendin”.

PRENG GJIKOLA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"