Kapiteni Canka: Lushnja luan fatet e sezonit përballë Besës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2024 | 11:53

Kapiteni Canka: Lushnja luan fatet e sezonit përballë Besës

Lushnjarët pret sot Besën në orën 15:00 në stadiumin “Roza Haxhiu”. Një përballje shumë e fortë dhe në prag të kësaj sfide kapiteni i Lushnjës, Mikel Canka, për “Panorama Sport” u shpreh:

canka lushnja

“Një ndeshje e fortë, ku varen fatet e sezonit. Do të japim maksimumin për fitoren, nuk mendojmë asnjë rezultat tjetër. Besa kërkon respekt, pasi ka marrë pikët e plota në javët e fundit. Kanë 4 fitore radhazi, por ne vijmë me një motiv tjetër. Luajmë para publikut tonë dhe nuk duam t’i zhgënjejmë tifozët tanë, sidomos në ndeshje të forta. Të ndërpresim me fitore këtë ecurinë e tri humbjeve radhazi. Presim mbështetjen e madhe të publikut lushnjar, lojtari ynë i 12-të. Ekipi ka qenë shumë mirë me javën stërvitore dhe jemi të plotë për sfidën me kavajasit”.

lu be

ALBAN ALUSHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"