Postuar: Tetor 14, 2022 | 14:28
Kaos në Beograd/ Ndërpritet ndeshja e Ligës së Konferencës, tifozët e Partizanit hedhin… (VIDEO)
Ndeshja mes Partizanit të Beogradit dhe Këlnit përfundoi me rezultatin 2-0 për ekipin serb, e vlefshme për sfidën e katërt të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.
Golat për ekipin nga Beogradi u shënuan nga Diabate në minutën e 15′, ndërsa goli i vulosjes së takimit u shënua nga Gomesh në minutën e 52′.
Nuk ka fund kaosi në Beograd, teksa edhe në këtë duel ndeshja u ndërpre në minutën e 32′ pasi tifozët e Partizanit hodhën tymuese teksa i gjithë tymi pushtoi të gjithë ambjentet e stadiumit dhe të fushës duke bërë të pamundur shikimin dhe vazhdimin e lojës.
Ndeshja nisi menjëherë sapo çdo gjë dukej në rregull.
BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL
