Kanë fituar për herë të fundit ndaj tyre në 2022-shin, Egnatia si mallkim për shkodranët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2023 | 13:04

Kanë fituar për herë të fundit ndaj tyre në 2022-shin, Egnatia si mallkim për shkodranët

Egnatia është si një mallkim për Vllazninë. Fitorja e fundit e shkodranëve ndaj rrogozhinasve daton rreth një vit më parë, më 21 maj 2022.

344044837_919970465930192_4089744680316717321_n

Që nga atëherë, shkodranët janë ndeshur plot pesë herë me Egnatian dhe nuk kanë mundur të fitojnë asnjëherë. Kjo tregon për supermacinë, që rrogozhinasit kanë regjistruar në përballjet direkte të këtij sezoni, teksa në këtë të fundit shkodranët kanë shansin final për të thyer “tersin”.

Në Kupë Vllaznia ka treguar se është një skuadër eksperte dhe nuk do të dukej aspak çudi që sfida e sotme të ketë një tjetër histori nga e shkuara.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"