Kanë 9 javë pa fitore, Tomori gjen kthesën në… miqësore ndaj Naftëtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2023 | 20:59

Kanë 9 javë pa fitore, Tomori gjen kthesën në… miqësore ndaj Naftëtarit

Tomori gjen rrugën e kthesës, ndonëse në miqësore. Kanë luajtur dhe mundur dje Naftëtarin, duke dhënë më në fund sinjale pozitive. Në kampionat po kalojnë një krizë të thellë, aq sa prej 9 ndeshjesh nuk fitojnë duke rrezikuar seriozisht rënien një kategori më poshtë. Ishte Vahab Laval, protagonist i padiskutueshëm në këtë test.

tomori

E gjeti dy herë rrjetën, ndonëse u fut nga stoli. Ai shënoi në të 57-ën dhe 65-ën, duke i dhënë një gjysmëbuzëqeshje edhe ekipit. Edhe pse fundjava do t’i gjejë sërish në fushë (dhe kanë një “megamalore”, pasi do të luajnë me Bylisin), stafi teknik ka menduar që ta kryejë ndeshjen e kontrollit me fqinjët nga Kuçova.

Ka qenë një lojë me ritëm në të dyja pjesët. Nuk ka munguar as nervi dhe kjo nuk bën çudi kur njihet rivaliteti mes dy skuadrave. Stafi teknik ka provuar disa skema të reja, për ndryshimin e futbollistëve në pozicione të ndryshme. Lëvizje këto që do të praktikohen edhe të shtunën përballë ballshiotëve. I lumtur për golat shprehet edhe sulmuesi afrikan, e megjithatë tashmë pret “zhbllokimin” në ndeshje zyrtare. Gjatë një bisede për “Panorama Sport”, 20-vjeçari thotë:

“Jam shumë i kënaqur me dopietën në këtë miqësore, por tani dua që të gjej rrjetën në kampionat. Rëndësi ka, sidoqoftë, që skuadra të gjejë rrugën e kthesës. Shpresoj që ndaj Bylisit të marrin pikë, do të na jepnin zemër për vazhdimësinë”.

FORM (2)

EDI SPAHIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"