Kampione dimri? / Lacio pengesa e Interit, Juven e presin 2 “big”. Ja me kë do të përballen kryesueset në 5 javët e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2023 | 9:40

Kampione dimri? / Lacio pengesa e Interit, Juven e presin 2 “big”. Ja me kë do të përballen kryesueset në 5 javët e fundit

Deri në fund të fazës së parë kanë mbe tur edhe pesë javë, por tashmë është koha për të menduar për garën për titullin e kampionit të dimrit në Itali. Në klasifikim, për momentin Interi dhe Juve janë të ndarë me dy pikë, por zikaltrit kanë një kalendar më të mirë në letër, madje mund të thellojnë epërsinë.

alegri inzagi

Por le të shohim në detaje se me kë do të përballen djemtë e Simone Inzagit dhe Masimiliano Alegrit përpara gjysmës së kampionatit dhe cilat mund të jenë pengesat më tinëzare për të dyja skuadrat.

Pas mposhtjes 3-0 të Napolit, nga ndeshja e 15-të deri në të 19- tën Interi, do të përballet me Udinezen në shtëpi, më pas do të shkojë në “Olimpico” me Lacion, do të presë Leçen, do të luajë në “Marassi” me Xhenoan dhe do të përfundojë fazën e parë në “San Siro”, me Veronën.

Tre ndeshje të përballueshme në “Meazza” dhe dy ndeshje jashtë, ndër të cilat spikat si sfida më e rrezikshme e këtij minicikli për zikaltrit, ajo kundër djemve të Sarrit.

112

JUVENTUSI – Një histori ndryshe për Juventusin. Në pesë ndeshjet e fundit të fazës së parë, skuadra e Alegrit do të duhet të përballet me Napolin në shtëpi, më pas do të shkojnë në “Ferraris” me Xhenoan si Interi, do të luajnë në Frozinone, do të presin Romën e Murinjos në “Stadium” dhe në fund do të fluturojnë për në Salerno.

Tre ndeshje jashtë fushe të përballueshme dhe dy “përplasje direkte” të vështira në Torino, me ndeshjet në shtëpi që mund të jenë shigjeta e peshores në garën për titullin e kampionit të dimrit dhe nga arratisja e mundshme e zikaltërve.

Ndeshjet kundër Napolit në javën e 15-të dhe kundër Romës në javën e 18- të, në fakt mund të ngadalësojnë ritmin e Juventusit, duke rritur diferencën në renditje me kryesuesit e kampionatit.

2120

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"