KAMPIONATI U-19/ 27 gola në javën e parë, Tirana shkatërron Shkëndijen e Durrësit. Shënkolli “pa mëshirë” ndaj Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2020 | 17:10

KAMPIONATI U-19/ 27 gola në javën e parë, Tirana shkatërron Shkëndijen e Durrësit. Shënkolli “pa mëshirë” ndaj Dinamos

Bashkë me Kupën e Shqipërisë, sot nisën aktivitetin dhe dy aktivitetet e tjera të futbollit shqiptar, kampionati për moshat U19 dhe U17. 27 gola u shënuan në grupet A dhe B për 19-vjeçarët. Fitorja më thellë u regjistrua nga Tirana U19 që shkatërroi me rezultatin 7-2 Shkëndijen e Durrësit. Shënkolli shpartalloi 6-0 Dinamon, kurse Akademia e futbollit mundi 1-2 Skënderbeun.
kategoria_superiore_u19_cover

Flamurtari U19 dhe Apolonia U19 u mjaftuan me barazim 1-1.
Më poshtë mund të shikoni të gjitha rezultatet e takimeve të javës së parë për kampionatin U19:
GRUPI A

SHKËNDIJA E TIRANËS-LAÇI 2-2
INTERNACIONAL TIRANA-VLLAZNIA 0-1
SHËNKOLLI-DINAMO 6-0
TIRANA-SHKËNDIJA E DURRËSIT 7-2

GRUPI B

TEUTA-BUTRINTI 1-0
BESA-POGRADECI 1-0
FLAMURTARI-APOLONIA 1-1
SKËNDERBEU-AKADEMIA E FUTBOLLIT 1-2

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"